një figurë mitike, e qëndisur nga rilindasit shqiptar gjatë periudhës së krijimit të konceptit: kombi shqiptar.
me rënien e monarkive dhe sistemit feudal, lulëzoi krijimi i kombeve, në rastin tonë me rënien e perandorisë osmane lindi nevoja për krijim të një kombi vis-a-vis shteti nga zbrazëtira e madhe e fuqisë që pësuan trevat në gadishullin ballkanik.
rënia e perandorisë osmane, dhe plani për dëbim të të gjithë myslimanëve nga evropa veç më kishte filluar në periudhën kur rilindasit filluan të krijonin kombin shqiptar. ky koncept nuk mund të krijohej mbi figura jashtmase të suksesshme të peridhës osmane siç ishin ali pashë tepelena apo muhammed pashë kavaja, as më pak mbi 35 kryeministrat me origjinë shqiptare që kishin qenë në krye të po asaj perandorie.
ishte koha e ndryshimit, prandaj dhe rilindasit gërmuan periudhën para osmane për të rikthyer në shesh figurat krishtere/evropiane siç po kërkonte konjuktura e atëhershme. dhe kështu lindi figura e skënderbeut që ishte e ngjashme për evropianët nga legjionari romak arminius.
ç'pret?
fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.
a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?