kur e përcolla ylberin

vlora
një këngë popullore:

Kur e përcolla Ylberin
ktheva hyna n'odë.
Kur ja pashë mamzerin vjehrro
ja lava me lot.

Mos e laj me lot oj zano
mos e laj me lot.
Se shkon viti parë oj zano
porsi dita sot.

Kaluen ditët, kaluen vitet
zemra m'u dogj flakë.
S'na lanë hallet, s'na lanë dertet
me jetue bashkë.

Vitet e kurbetit Ylber
qofshin të mallkuem.
Ndahu nanë e bir o Ylber
ndahu burrë e grue.

Mora harxhet dola në bahçe
çorapin me e shkru.
Prej marakut o mbi çorape
plasa tuj lotu.

O Ylber i dadës o
a thu m'ke harru?
Vitet e kurbetit Ylber
qofshin të mallkum!

ezani

jakup beg egnatia
thirrja, njoftimi për në namaz.

kjo thirrje bëhet prej te xhamitë 5 herë në ditë, aq dhe sa janë vaktet e namazit. me që sot përmes mundësive teknologjike shumë kollaj njerëzit arrijnë deri te informacioni për vaktet e namazit, kjo thirrje më tepër është një koncept simbolik.

skënderbeu

jakup beg egnatia
ose gjergj kastrioti, ishte një fisnik nga mesjeta që fillimisht si ushtarak ishte pjesë e perandorisë osmane dhe luftonte për to, ndërsa më vonë nisi një kryengritje kundër tyre.

figurat e tilla historike nëpër gjeografi të komplikuara dhe variabile zakonisht bëhen dhe viktimë përvetësimi, prandaj dhe serbët për skënderbeun thonë që ai në fakt ka qenë serb dhe është figurë historike e kulturës së tyre.

pikënisja e naracionit serb lidhur me këtë teori është e ëma e skënderbeut vojsava, gjegjësisht marin barleti i cili për vojsavën thotë që ishte e bija e një fisniku nga triballi (lat. pater nobilissimus triballorum princeps). më tej e sforcojnë këtë teori me emrat "pravosllave" të motrave dhe vëllezërve të skënderbeut (stanisha, reposh, konstantin, Mara, Jelena, Vlajka, Mamica, dhe Angelina), si dhe martesat apo lidhjet familjare që kastriotët kanë bërë me fisnikët serb dhe malazez.

një teori të ngjashme bëjnë dhe shqiptarët lidhur me aleksandrin e madh, e mëvetësojnë atë si shqiptar, duke u ndërlidhur në origjinën epirote të së ëmës së tij olimpisë.

naracione të këtilla mëvetësimi gjen dhe për figura tjera historike që kanë lënë gjurmë në këto troje. me një fjalë, askush nuk i do humbësit, të gjithë donë fituesit.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu