gjuha standarde shqipe

jakup beg egnatia
ose gjuha e njësuar letrare shqipe.

u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë. Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.

si shumë segmente tjera shoqërore edhe gjuha standarde me që u miratua në kohën e regjimit është e hapur për shumë diskutime e pyetje rreth asaj se sa plotëson dhe kënaq normat shoqërore dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.

fjalorisht

admin
fjalori i askujt dhe i gjithkujt. i imi, i yti. një fjalor urban, në të cilën kushdo mund të krijojë fjalorin e vetë personal apo të ndonjë komuniteti. larg fjalorëve të regjimeve, apo fjalorëve të bezdisshëm klasik.

vendi ku definojmë gjithçka në gjuhën e fjalorit, në fjalorishte.

tetova

jakup beg egnatia
tetova nga fundshekulli xviii dhe fillimshekulli xix njihet si vendi i mjeshtërve për prodhim të armëve.

tetova sot ka një klub futbolli që quhet shkëndija, dhe grupi tifoz i këtij ekipi quhen ballistët. emërtim konjuktural vetëm për të qenë anti klubit vardar të shkupit, tifozët e të cilëve quhen komitaxhinjtë. grupin tifoz të shkëndijës do t'i quaja pushkatarët, një veçori mjeshtërore e këtij vendbanimi.

picajzla

jakupi
nga serbishtja, në vendet ish jugosllave, pra përfshirë këtu kosovën, malin e zi dhe maqedoninë, është një titull që i ngjitet shokut që në një kafe apo restorant kur të tjerët bëjnë porosinë për 2 sekonda, ky i fundit nuk mund të vendoset dhe lëre që bezdis kamarierin po bezdis të gjithë shoqërinë.

lala

jakupi
një titull perandorak osman.

lalët ishin burrështetasit me përvojë që caktoheshin si kujdestarë të princërve të rinj (shih: Şehzade). në rini të hershme, princërit dërgoheshin nëpër provinca të perandorisë (shih: sancak). në këto provinca ata shoqëroheshin nga lalat e tyre që i stërvitnin për burrështetësi. qëllimi i kësaj praktike ishte përgatitja e princërve për detyrën e ardhshme të regjencës.

më vonë, kur princi fronëzohej si sulltan, lala i tij zakonisht promovohej të ishte vezir. nëse princi nuk fronëzohej atëherë të dy së bashku me lalën e hanin rrushin.

(shih: dada)

gjuha e trupit

jakupi
komunikim jo verbal ku mendimet, qëllimet, apo ndjenjat shprehen përmes mimikave të fytyrës, qëndrimit të trupit, lëvizjeve të syrit, prekjes etj.

besë

jakup beg egnatia
një normë kulturore në kulturën shqipëtare. nënshkrim i pashkruar.

thuhet që kur shqiptarët kanë dhënë besën, e kanë mbajtë me çdo kusht. kur i shoh shqiptarët e sotëm, e kam vështirë t'u besoj koncepteve të tilla, prandaj dhe mendoj që gjërat e këtij lloji nuk kanë qenë gjë tjetër përpos se legjenda popullore.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu