confessions

vlora

- Autor -
vlora vera

  1. shkrime 31
  2. ndjekës 0
  3. pikë 1584

kur e përcolla ylberin

vlora
një këngë popullore:

Kur e përcolla Ylberin
ktheva hyna n'odë.
Kur ja pashë mamzerin vjehrro
ja lava me lot.

Mos e laj me lot oj zano
mos e laj me lot.
Se shkon viti parë oj zano
porsi dita sot.

Kaluen ditët, kaluen vitet
zemra m'u dogj flakë.
S'na lanë hallet, s'na lanë dertet
me jetue bashkë.

Vitet e kurbetit Ylber
qofshin të mallkuem.
Ndahu nanë e bir o Ylber
ndahu burrë e grue.

Mora harxhet dola në bahçe
çorapin me e shkru.
Prej marakut o mbi çorape
plasa tuj lotu.

O Ylber i dadës o
a thu m'ke harru?
Vitet e kurbetit Ylber
qofshin të mallkum!

robusta

vlora
një lloj kafeje. përmban më shumë kafeinë në krahasim me arabikën. dhe Kjo rezulton në një pije energjetike, por kafeina gjithashtu i jep kafesë një shije të hidhur dhe aromë të rëndë. zakonisht në kafetë komerciale ky lloj kombinohet me arabikën.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu