intoleranca nga laktoza

jakupi
intoleranca nga laktoza është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet tek qumështi. Kjo situatë ndodh nga mungesa (defiçenca) e sasisë së duhur të një enzime të quajtur laktaza e cila prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së hollë. Laktaza zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak.

Jo të gjithë njerëzit që kanë mungesë të laktazës kanë simptoma, por ata që kanë quhen intolerant të laktozës.

Njerëzit ndonjëherë ngatërrojnë intolerancën e laktozës me intolerancën e qumështit të lopës sepse shpesh herë simptomat janë të njëjta. Kjo nuk do të thotë që këto lloj intolerancash janë të njëjta.

intoleranca nga qumështi i lopës është një reaksion alergjik i sistemit imunitar ndërsa intoleranca nga laktoza shkaktohet nga sistemi tretës i trupit.
shfaq të gjithë shkrimet në këtë temë

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu