nesting orientalisms

jakupi
një koncept që shpjegon se si çdo regjion i sheh kulturat në lindje apo jug të saj më të prapambetura, konservative apo primitive. një zinxhir fajësimi i bazuar në stereotipe kulturore.

në kombin shqiptar këtë e hasim kështu:

shqipëria > kosova
kosova > maqedonia

shqipëtarët në shqipëri thonë që shqipëtarët në kosove flasin shqipe të vrazhdë dhe janë më pak të civilizuar. më pas, ato të kosovës thonë që shqipëtarët në maqedoni janë fanatikë të turrbullt fetar dhe të prapambetur. këto të fundit s'kam informacion por edhe ato ja pallojnë kot dikujt tjetër, ndoshta atyre në mal të zi.

ky koncept është prezantuar nga studiuesja Milica Bakić-Hayden, duke u zhvilluar si një variant konceptual i teorisë së orientalizmit të edward said.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu