kombësia

jakupi
Kombësia është një koncept shumëdimensional, që lidhet me përkatësinë e një personi, ose të një grupi personash, të një kombi të caktuar, kulturor apo politik, ose që ka vullnetin për të ekzistuar. Gjërësia semantike e termit vjen historikisht, kryesisht për shkak të shkollave të ndryshme të mendimit në shekullin e IX-të, me tradita të kundërta: universalizmit të filozofisë franceze dhe relativizmit kulturor të nacionalizmit romantik gjerman. Pra, ne mund të flasim për kombësi politike dhe kombësi kulturore ose sociologjike.

Kombësia politike përcaktohet si një provë ligjore e përkatësisë në një Shtet. Kombësia nuk duhet të ngatërrohet automatikisht me shtetësinë. Shtetësia, e cila përfshin ushtrimin e të drejtave qytetare, është një koncept i dallueshëm prej kombësisë, e cila presupozon që një person fizik ose juridik duhet të jetë përcaktuar nga e drejta civile e një vendi. Këto dy cilësi janë të lidhura pothuajse gjithmonë.

Nga ana tjetër, kombësia kulturore apo sociologjike përcakton komunitetet, që nuk formojnë detyrimisht Shtete të pavarura. Ato janë më shumë grupime të popullsisë në një territor pak a shumë të përcaktuar, ku ndahen ose një kombinim i veçantë i karakteristikave objektive (gjuha, feja, kultura, historia) dhe/ose karakteristika subjektive e vetë-vendosjes, shpesh e shprehur nëpërmjet nacionalizmit. Edhe pse fjala është për një fenomen të lidhur me një komunitet të individëve, përkatësia e një kombi është e lidhur me identitetin personal të secilit prej pjestarëve të saj. Një komunitet duke ndarë të njëjtën kombësi, ndajnë gjithashtu besime të përbashkëta dhe simbolet, një histori, një karakter kombëtar, një territor dhe një kulturë, që është e vecantë. Këta faktorë janë subjekt i ndryshimeve që ndodhin në kohë. Është gjithashtu e pamundur për të vendosur një standard të veçantë për secilën karakteristikë.

Kriteret e pranueshmërisë përbëjnë një tjetër element problematik kur është fjala për të identifikuar një kombësi të veçantë, ose për të vendosur kufirin me nocionin e etnisë. Duke u nisur nga kuptimi i identitetit, teoricieni politik David Miller propozon në librin e tij On Nationality, pesë kritere për të përcaktuar një komunitet individësh si një komb:

Të kenë besime të përbashkëta dhe një angazhim reciprok,

Të zënë një periudhë të përcaktuar në Histori,

Të demonstrojnë një karakter kombëtar,

Të zënë një territor të përcaktuar,

Të kenë një kulturë të dallueshme popullore,

Miller gjithashtu argumenton se mjetet e komunikimit brenda këtyre komuniteteve çimentojnë ndjenjat kombëtare dhe se të gjitha këto kritere luhaten me kalimin e kohës.

Nga 13 mars deri 12 prill 1930, Lidhja e Kombeve organizoi Konferencën e kodifikimit të Hagës, e cila kishte për qëllim të nxirrte ligje mbi shtetësinë, shtetësinë e dyfishtë dhe apatridie. Kjo konferencë, në të cilën morrën pjesë 47 shtete, miratoi Konventën mbi Disa Çështje në lidhje me Konfliktin e Ligjeve mbi Kombësinë.

Kriteret për marrjen e kombësisë ndryshojnë nga një vend në një tjetër. Kombësia zakonisht fitohet në lindje, përmes birësisë (e quajtur “e drejta e gjakut“, jus sanguinis), por gjithashtu, së shumti, prej faktit e lindjes në territorin kombëtar (e quajtur “e drejta e tokës “) dhe kur qëndrohet atje deri në një moshë të caktuar, zakonisht atë të shumicës. Një individ, gjatë jetës së tij, mund të ndryshojë kombësinë ose të marrë një tjetër, duke aplikuar për natyralizim dhe duke përmbushur disa kërkesa të caktuara; në përgjithësi, duhet të flasi në një nga gjuhët kombëtare, të ketë jetuar dhe punuar në vend për disa kohë dhe të mos ketë qënë dënuar me dënime të rëndësishme. Është e mundur në kushte të caktuara që të ketë dy ose më shumë kombësi.

Sipas Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut të 1948 në nenin 15 thuhet: “Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë“. Koncepti i kombësisë mund të përdoret nga një Shtet në mënyrë strategjike, për të favorizuar ose përjashtuar një pjesë të popullsisë. Apo për të hequr një nga të drejtat universale, atë të votimit.
shfaq të gjithë shkrimet në këtë temë

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu