fan noli

e drejta e hidhur
padyshim një gjeni letërsie, por edhe një figurë e zymtë politike dhe fetare, emri i vërtetë i të cilit është: theofanes stylianos mavromatis

shkollimin e kreu në greqisht dhe u shugurua si prift i kishës ortodokse greke. punoi si mësues në shkollat prestigjioze greke të aleksandrisë në egjipt duke mos shprehur kurrë idetë nacionaliste shqiptare. si një njohës i përkryer i gjuhës greke ka ligjëruar në lëmi të ndryshme.

dhe nga që nuk arriti të bëhej peshkop në kishën ortodokse greke, kaloi në kishën ortodokse ruse. në atë kohë ishte jashtëzakonisht veprim i turpshmëm si dhe i dyshimtë një prift të shugurohej në një kishë ortodokse dhe pa lejen e hierarkisë së tij të kalonte në një kishë tjetër ortodokse. ky skandal kaloi në përmasa më të mëdha kur ai u shugura si peshkop në kishën ortodokse ruse.

peshkopi mavromatis më vonë braktisi betimin e tij ndaj kishave, dhe filloi karierën e tij si politikan. ishte udhëheqës partie politike si dhe kryeministër. ambiciet e tija të pangopura personale dhe mos përkushtimi i tij ndaj krishtit janë tregues që ai thjeshtë shrytëzoi kishat vetëm për egon dhe arritjet e tija personale. këto ambicie mbase ishin shumë më të mëdha se kompetencat që kishte, prandaj dhe programi i tij politik dështoi që në fillim.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu