Shtet, vend. Lidhja e Kombeve. Organizata e Kombeve të Bashkuara. (shih: kombësia)
komb
Termi komb ose “nation” vjen nga latinishtja nascio ose natio, që do të thotë “me lind”. Termi latin përcakton të vegjëlit e të njëjtit fis, dhe do të thotë gjithashtu “grup njërzish me të njëjtën origjinë”. Tek Ciceroni termi natio përdorej gjithashtu për të përcaktuar një “popull” ose një “pjesë të popullit”.
Në fjalorë të ndryshëm përkufizimet për kombin, megjithëse të përafërtë, ndryshojnë midis tyre. Për fjalorin Hachette:” Kombi është një komunitet njërzor i karakterizuar nga koshienca e identitetit të tij historik ose kulturor, dhe shpesh prej unitetit të gjuhës dhe të fesë”. Gjithashtu po aty “ kombi është një komunitet, i përcaktuar si entitet politik, i mbledhur në një territor dhe i organizuar institucionalisht prej Shtetit”.
Në gjuhën e përditshme gabimisht termat si kombi, atdheu, vendi dhe shteti përdoren shpesh si sinonime për të treguar një territor të kontrolluar nga një qeverie e vetme, ose banorët e atij territori, ose vet qeverinë; me fjalë të tjera Shtetin. Në një kuptim të ngushtë, kombi tregon banorët, ndërsa atdheu apo vendi tregon territorin ndërsa shteti tregon institucionet legjitime.
Por idea e kombit nuk është kaq e thjeshtë. Ekzistojnë kombe shumëgjuhëse (psh, Zvicra), ose që kanë disa fe (psh, Gjermania, Shqipëria). Ka gjithashtu kombe pa territorin e vet, ose të tjerë akoma, që janë të shpërndarë midis shumë Shtetesh (psh, Shqipëria). Duket që kombi të jetë së pari një konstruksion politik, funksioni i të cilit është të garantojë kohezionin social dhe respektimin e Shtetit. Për këtë arësye, ideja e kombit është gjithashtu e lidhur me historinë e çdo vendi.
Megjithëse në ditët e sotme shumë kombe përputhen me një Shtet, gjërat nuk kanë qënë kështu në të kaluarën dhe akoma sot ekzistojnë kombe pa Shtet, dhe anasjelltas, ka shtete të formuara nga disa kombe. Ka gjithashtu shtete pa komb.
Në shkencat humanitare ekzistojnë dy përkufizime duke u nisur nga eksperiencat kombëtare gjermane dhe franceze. E para vjen prej filozofisë gjermane të fillimit të shekullit të XIX, e mbrojtur nga Johann Gottlieb Fichte, sipas të cilës anëtarët e një kombi kanë të përbashkët karakteristika të tilla si gjuha, feja, kultura, historia, pra, origjinat etnike, që i diferencojnë anëtarët e tyre prej kombeve të tjera. E dyta, lidhet me Revolucionin francez, vjen prej filozofisë franceze të shekullit të XVIII dhe insiston përkundrazi në vullnetin “për të jetuar së bashku”; kombi kështu është rezultat i një akti të vetvendosjes. Ky është vizioni i Ernest Renan.
Përkufizimi i parë nganjëherë quhet “objektiv” dhe i dyti “subjektiv”. Disa preferojnë të bëjnë dallimin midis kombit qytetar(civik) dhe kombit etnik. Në shumë vende ky dallim nuk është i nevojshëm. Kështu për Francën, Gjermaninë ose Japoninë nuk shtrohet çështja e identitetit etnik, ato përkufizohen si Shtete-komb. Ky diferencim bëhet në vende si Kanadaja.
Juridikisht nuk ka një përkufizim të termit komb. Teoria e së drejtës ndërkombëtare njeh si subjekt vetëm Shtetin sovran. Nëse termi përdoret nganjëherë në Europë në preambulat e akteve me funksion kushtetues, ai në të vërtetë nuk ka asnjë rol juridik. Në Francë në kuptimin kushtetues kombi është nocion juridik në emër të të cilit ushtrohet pushteti legjislativ, prej nga rrjedh dhe emëri i Asamblesë Nacionale.
Në kuptimin modern të termit, kombi ka një kuptim me theks politik. Termi mund të përcaktojë një Shtet (si në shprehjen “Organizata e Kombeve të Bashkuara”), ose një popull që ka objektivin politik të mbaj apo të formoj një Shtet, ose të paktën një strukturë politike autonome. Në këtë kuptim të dytë, një komb është praktikisht një popull në të cilin të paktën një pjesë e anëtarve të tij ka pretendime nacionaliste.
Formësimi i popullit si një trup politike, kombi, mbajtës i Sovranitetit, ndryshon konceptin e Shtetit duke ia nënshtruar parimit demokratik. Kombi lidhet kështu me shoqërinë duke i dhënë atij një legjitimitet demokratik.
Për këtë arësye Shteti dhe kombi janë shpesh të ndërlidhur midis tyre, sipas pikpamjes se çdo komb ka të drejtën të ketë një Shtet dhe çdo Shtet duhet të mbështetet mbi ekzistencën e një Kombi. Ekzistenca e Shteteve –kombe duket kështu një rjedhim logjik i së drejtës së popujve për të vendosur vetë, parim që është zhvilluar në raportet ndërkombëtare gjatë shekullit të XX. Shteti karakterizohet nga mbivendosja e një entiteti politik sovran me një bashkësi kulturore të unifikuar nga pikpamja gjuhësore ose fetare.

ç'pret?
fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.
a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?