ligji i moore

jakupi
nga ang. Moore's law. po ndaj një artikull që e kam shkruat saktësisht para 17 viteve gjatë studimeve te mia në fakultet.

Pothuajse para 40 viteve, njëri nga themeluesit e Intel, Gordon Moore parashikoi rritmin/hapin e shpejtë të përtrirjes së teknologjisë. Parashikimi i tij gjerësisht i njohur si “Ligji i Moore” (ang. Moore's Law) thekson se dendësia e tranzistorëve nëpër qarqet e integruara dyfishohet për çdo dy vite.

Ligji i Moore njihet si ligj themelor në industrinë e gjysëmpërçuesve (ang. semiconductor industry). Kohëve të fundit ështe diskutuar tepër për këtë ligj edhe atë ekzistojnë dy opinione/qëndrime. Njëra thekson se ky ligj nuk është mjaft i fuqishëm për të qëndruar edhe më gjatë derisa opinioni tjetër thekson se ky ligj është mjaft i fuqishëm për të ekzistuar edhe më tej.

Ligji i Moore (observimi apo parashikimi i Gordon Moore nuk u emërtua si ligj nga vetë Moore; këtë e bëri profesori Carver Mead) është një observim empirik i cili thekson se në shkallën tonë të zvhillimit teknologjik edhe atë të avancimit të industrisë së gjysëmpërçuesve, kompleksiteti i qarqeve të integruara dyfishohet për 18 - 24 muaj.

Për herë te parë Moore ligjin e tij e shpalli në artikullin e titulluar “Cramming More Components onto Integrated Circuits” të shkruajtur në “Elecetronics Magazine” më 19 prill të 1965. Observimi origjinal empirik i tij ishte se numri i komponenteve nëpër qarqet integruese me uljen e vlerës së komponenteve do të dyfishohet për 18 muaj dhe se ky trend do të qendrojë më së paku 10 vite. Më 1975 Moore korigjoi vlerësimin e tij duke e rritur kohën e pritjes në 24 muaj.

Ndonëse ekzistojnë disa formulime të këtij ligji, edhe atë:

- Dyfishimi i numrit të tranzistorëve nëpër qarqe të inegruara për çdo 18-24 muaj. Në fund të viteve 1970 ligji i Moore u bë i njohur edhe si limit për numrin e transistorëve në qarqet integruese më komplekse.

- Gjithashtu është e zakonshme të theksohet ligji i Moore në vazhdueshmërinë e shpejtë te avancimit të fuqisë kompjuterike për vlerë për një dollar.

- Progresion i njejtë është mbajtur edhe për kapacitetet e hard disqeve për vlerë për një dollar, në fakt niveli i progresionit në kapacitetet e hard disqeve për 10 vitet e kaluara ka qenë më i shpejtë se zvhillimi i gjysëmpërçuesve, gjithashtu përshkak të vlerave të produkteve performancat e hard disqeve janë rritur dukshëm.

- Versioni tjetër thekson se RAM kapaciteti rritet në të njejtën nivel me fuqinë procesuese. Derisa shpejtësitë e memorjeve nuk janë rritur aq shpejtë sa shpejtësitë e CPU viteve të fundit.

Megjithëse formulimi origjinal i ligjit të Moore ka qenë: “Kompleksiteti i komponenteve rritet ashpër duke u dyfishuar për çdo dy vite. Sigurisht gjatë një periudhe të shkurtër ky rritëm mund të vazhdojë. Gjatë një periudhe më të gjatë, niveli i rritjes është më pak i sigurtë, megjithëse ka arsye për të besuar se ajo do të qëndrojë afërsisht konstant edhe për 10 vitet e fundit. Kjo do të thotë se prej 1975, numri i komponenteve në një qark të integruar do të jetë 65,000. Une besoj se një qark kaq i madh do të mund te ndërtohet në një vafer të vetëm”. (Diametri i një vaferi të silicit aso kohe ishte afer 1 inch.)

Pra, ligji i Moore nuk është ligj me plot kuptimin e fjalës. Ajo ështe vetëm një observim empirik e formuar nga të dhënat që Moore i kishte në dispozicion dhe e cila deri më vitet 70 nuk ekzistoi fare. tabela që do ta shohim na e ilustron mirë këtë.

cpu --------------------------------- viti --------------------------------------------------- nr. i tranzistorëve
4004 ------------------------------ 1971 ------------------------------------------------------- 2,250
8008 ------------------------------ 1972 ------------------------------------------------------- 2,500
8080 ------------------------------ 1974 ------------------------------------------------------- 5,000
8086 ------------------------------ 1978 ------------------------------------------------------- 29,000
286 -------------------------------- 1982 ------------------------------------------------------ 120,000
Intel386™ processor ------------- 1985 ------------------------------------------------------ 275,000
Intel486™ processor ------------- 1989 ------------------------------------------------------ 1,180,000
Intel® Pentium® processor ------ 1993 ------------------------------------------------------ 3,100,000
Intel® Pentium® II processor ---- 1997 ------------------------------------------------------ 7,500,000
Intel® Pentium® III processor --- 1999 ------------------------------------------------------ 24,000,000
Intel® Pentium® 4 processor ---- 2000 ------------------------------------------------------ 42,000,000
Intel® Itanium® processor ------- 2002 ------------------------------------------------------ 220,000,000
Intel® Itanium® 2 processor ----- 2003 ------------------------------------------------------ 410,000,000

Siç po edhe shohim edhe vetë Intel nuk ka ndejkur ligjin e Moore, përndryshe pentium 4 do të duhej të përbëhej nga 671 bilion transistorë, përderisa i386 prej më tepër se 20 milion.

Intel ka qenë i shpejtë të rregulloj ligjin duke e riformuluar atë: dyfishim për një vit e gjysëm, dhe jo vetëm për një vit. Por edhe me korigjime të bëra ligji përsëri ngec në pasaktësi dhe pengesa të ndryshme.
Thënë përfundimisht ligji i Moore ka mbijetuar 30 vitet e kaluara dhe ka pasur ndikim shumë të madh në industrinë e gjysëmpërçuesve por nuk duket se do të mbijetojë edhe në ardhmëri.

Kompjuterët personal tradicional ndoshta do të zëvendësohen nga kompjuterë personal kuantik, biologjik, optik e të tjera. Por ato do të jenë padyshim jo njohës të ligjit të Moore, i cili është i formuluar saktësisht për qarqet e integurara.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu