confessions

jakup beg egnatia

- Autor -
Jakup Bej Egnatia

  1. shkrime 42
  2. ndjekës 0
  3. pikë 2112

besë

jakup beg egnatia
një normë kulturore në kulturën shqipëtare. nënshkrim i pashkruar.

thuhet që kur shqiptarët kanë dhënë besën, e kanë mbajtë me çdo kusht. kur i shoh shqiptarët e sotëm, e kam vështirë t'u besoj koncepteve të tilla, prandaj dhe mendoj që gjërat e këtij lloji nuk kanë qenë gjë tjetër përpos se legjenda popullore.

dua lipa

jakup beg egnatia
dula peep. jashtmase e tejkaloi veten dhe botën. një rrugëtim mahnitës i një vashëze të vogël nga kosova deri në majën e yjeve botërore. nga video amatore të ngarkuara në youtube deri në veshin e gjihkujt në botë. dhe absolutisht nuk flas vetëm për famë të rremë, por dhe për kualitetin muzikor, si dhe aktivitetet tjera që po i bën.

skënderbeu

jakup beg egnatia
ose gjergj kastrioti, ishte një fisnik nga mesjeta që fillimisht si ushtarak ishte pjesë e perandorisë osmane dhe luftonte për to, ndërsa më vonë nisi një kryengritje kundër tyre.

figurat e tilla historike nëpër gjeografi të komplikuara dhe variabile zakonisht bëhen dhe viktimë përvetësimi, prandaj dhe serbët për skënderbeun thonë që ai në fakt ka qenë serb dhe është figurë historike e kulturës së tyre.

pikënisja e naracionit serb lidhur me këtë teori është e ëma e skënderbeut vojsava, gjegjësisht marin barleti i cili për vojsavën thotë që ishte e bija e një fisniku nga triballi (lat. pater nobilissimus triballorum princeps). më tej e sforcojnë këtë teori me emrat "pravosllave" të motrave dhe vëllezërve të skënderbeut (stanisha, reposh, konstantin, Mara, Jelena, Vlajka, Mamica, dhe Angelina), si dhe martesat apo lidhjet familjare që kastriotët kanë bërë me fisnikët serb dhe malazez.

një teori të ngjashme bëjnë dhe shqiptarët lidhur me aleksandrin e madh, e mëvetësojnë atë si shqiptar, duke u ndërlidhur në origjinën epirote të së ëmës së tij olimpisë.

naracione të këtilla mëvetësimi gjen dhe për figura tjera historike që kanë lënë gjurmë në këto troje. me një fjalë, askush nuk i do humbësit, të gjithë donë fituesit.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu