confessions

jakupi

- Autor

  1. shkrime 202
  2. ndjekës 1
  3. pikë 8728

qumësht

jakupi
Lëng i bardhë e si i ëmbël që nxjerrin pas lindjes gjëndrat e gjirit të gruas e të femrave të gjitarëve si ushqim për të vegjlit e tyre. Qumështi i parë kulloshtër. Qumësht gjiri. Qumështi i nënës. Gjëndrat e qumështit. Periudha e qumështit koha gjatë së cilës të vegjlit ushqehen me gji; periudhë që kur lindin të vegjlit e gjersa fillojnë të hanë vetë. I erdhi (i iku, iu pre) qumështi. Ia preu qumështin fëmijës nuk i jep më të pijë nga gjiri. Motër (vëlla) qumështi motër (vëlla) nga e njëjta nënë. Qengj qumështi qengj pirës, që ushqehet vetëm me gji.

iso 14000

jakupi
Organizata Ndërkombëtare e Standardizimeve (iSO9 përcakton standardet për një sërë produktesh dhe operacionesh të administrimit. Në vitin 1995, iSO futi konceptin e serisë 14000, një sistem administrimi mjedisor, i cili përbëhet nga udhëzues për parimet, sistemet dhe teknikat mbështetëse në fushat e sistemeve të administrimit mjedisor, vlerësimet e aspektit mjedisor, revizionimin mjedisor, vlerësmin e ciklit të jetës dhe etiketimin mjedisor.

qekth

jakupi
Shi me pika të turbullta, që bie zakonisht kur ka shtrëngata me erë e me pluhur. Dhe, pluhur i hollë që bie bashkë me vesën mbi fletët e pemëve.

qymyrguri

jakupi
Lëndë djegëse e ngurtë, me ngjyrë të zezë të shkëlqyeshme, që nxirret ngë nëntoka, ku ndodhet në trajtë shtresash të formuara nga karbonizimi i ngadalshëm i bimëve prej shumë kohësh.
5 /

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu