fjalori i askujt dhe i gjithkujt. i imi, i yti. një fjalor urban, në të cilën kushdo mund të krijojë fjalorin e vetë personal apo të ndonjë komuniteti. larg fjalorëve të regjimeve, apo fjalorëve të bezdisshëm klasik.
vendi ku definojmë gjithçka në gjuhën e fjalorit, në fjalorishte.
fjalorisht
gjuha me të cilën shkruajmë a flasim në këtë platformë. shkruajmë definicione për tema të ndryshme në një format të caktuar. vendi i diturive të lira.
e kam të njohur këtë koncept nga https://eksisozluk.com/. uroj që të bëhet një thesar fantastik në shqip, se zero jemi në këto çështje, por ama nuk dua dhe të popullarizohet shumë ky vend.
(shih: fjalorçe)
(shih: fjalorxhi)
ç'pret?
fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.
a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?