confessions

vlora

- Autor -
vlora vera

  1. shkrime 31
  2. ndjekës 0
  3. pikë 1551

gostivari

vlora
sipas abdylhaqim doganit, një dijetar nga shekulli xx i lindur në ky qytet, emri i qyteti rrjedh nga devijimi i fjalës goca e tivarit.

sipas doganit ky vendbanim fillimisht njihej për manastirin e ndërtuar nga një grua e ardhur prej tivari. vendbanimi më pas filloi të ndërtohej rreth manastirit dhe kështu e mori emrin.

robusta

vlora
një lloj kafeje. përmban më shumë kafeinë në krahasim me arabikën. dhe Kjo rezulton në një pije energjetike, por kafeina gjithashtu i jep kafesë një shije të hidhur dhe aromë të rëndë. zakonisht në kafetë komerciale ky lloj kombinohet me arabikën.

kur e përcolla ylberin

vlora
një këngë popullore:

Kur e përcolla Ylberin
ktheva hyna n'odë.
Kur ja pashë mamzerin vjehrro
ja lava me lot.

Mos e laj me lot oj zano
mos e laj me lot.
Se shkon viti parë oj zano
porsi dita sot.

Kaluen ditët, kaluen vitet
zemra m'u dogj flakë.
S'na lanë hallet, s'na lanë dertet
me jetue bashkë.

Vitet e kurbetit Ylber
qofshin të mallkuem.
Ndahu nanë e bir o Ylber
ndahu burrë e grue.

Mora harxhet dola në bahçe
çorapin me e shkru.
Prej marakut o mbi çorape
plasa tuj lotu.

O Ylber i dadës o
a thu m'ke harru?
Vitet e kurbetit Ylber
qofshin të mallkum!
0 /

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu