confessions

jakup beg egnatia

- Autor -
Jakup Bej Egnatia

  1. shkrime 42
  2. ndjekës 0
  3. pikë 2112

gjuha standarde shqipe

jakup beg egnatia
ose gjuha e njësuar letrare shqipe.

u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë. Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.

si shumë segmente tjera shoqërore edhe gjuha standarde me që u miratua në kohën e regjimit është e hapur për shumë diskutime e pyetje rreth asaj se sa plotëson dhe kënaq normat shoqërore dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.

tashak

jakup beg egnatia
një lojë, lloj lozjeje.

ndodh zakonisht kur në ndonjë ndeshje sportive, si p.sh futboll, një ekip e dominon dhe dallueshëm e fiton ekipin tjetër. në raste te këtilla, ekipi dominues fillon të loz tashak në vend të futbollit.

kjo lozje haset dhe nëpër rrethana intelektuale apo debate të ndryshme. në qoftë se në një grup shoqëror 2 a 3 vetë janë të lexueshëm e me horizont të gjerë, këto zakonisht lozin tashak me individë apo grupe pseudointelektuale që bëjnë shovinizëm të lirë e banal.

- të lutem mehmet, mos thuaj "për hajr t'koft bajrami e përshumot, o hajdar!", po në vend të asaj "urime festën harry!"
- o mi rrofsh koqet hajdar?

ezani

jakup beg egnatia
thirrja, njoftimi për në namaz.

kjo thirrje bëhet prej te xhamitë 5 herë në ditë, aq dhe sa janë vaktet e namazit. me që sot përmes mundësive teknologjike shumë kollaj njerëzit arrijnë deri te informacioni për vaktet e namazit, kjo thirrje më tepër është një koncept simbolik.

tetova

jakup beg egnatia
tetova nga fundshekulli xviii dhe fillimshekulli xix njihet si vendi i mjeshtërve për prodhim të armëve.

tetova sot ka një klub futbolli që quhet shkëndija, dhe grupi tifoz i këtij ekipi quhen ballistët. emërtim konjuktural vetëm për të qenë anti klubit vardar të shkupit, tifozët e të cilëve quhen komitaxhinjtë. grupin tifoz të shkëndijës do t'i quaja pushkatarët, një veçori mjeshtërore e këtij vendbanimi.

stambolli

jakup beg egnatia
gjërat që i ndodhën këtij qyteti nga 2010 e këtej, historia do t'i definojë si turp kolektiv.

stambolli i vitit 2008, viti kur u shpërngula nga maqedonia për të përfunduar studimet dallon tmerrshëm nga stanbolli i vitit 2022.

kam qenë dëshmitar i një tranzicioni katastrofal të një qyteti mahnitës kulturor në një qytet tipik të lindjes së mese apo indisë. nuk jam pesimist dhe mendoj që ky qytet do të rimëkëmbet sërish, por tani për tani situata është mizore.

sytliaç

jakup beg egnatia
nga turq. sütlaç që lexohet sytlaç, gati se njëjtë si në shqip, vetëm që humbet tingulii i në turqisht, gjegjësisht shtohet në shqipe.

megjithatë nëse në stamboll në një ëmbëltore kërkoni sytliaç, s'do e gjeni dot sytliaçin e bardhë me oriz të gjyshes që keni ngrënë në shtëpi, por një shije krejtësisht të ndryshme, ku dhe do të thoni në vete, ç'paskemi ngrënë deri tani!
0 /

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu