confessions

jakupi

- Autor

  1. shkrime 202
  2. ndjekës 1
  3. pikë 8918

kënetë

jakupi
Një lloj zone e lagët, e mbizotëruar prej bimësisë drunore, por pa depozitime të konsiderueshme torfe. Kënetat mund të jenë me ujë të ëmbël ose të kripur, me batica dhe zbatica.

ph

jakupi
Është masë a aciditetit a e asnjanësisë të një lënde. Logaritmi me shenjë negative i përqëndrimit të joneve hidrogjen. Për një tretësirë që përmban jone H+, me marrëveshje është vendosur që pH -log[H+] është përqëndrimi i joneve hidrogjen në tretësirën e dhënë. Kështu, p.sh. në qoftë se [H+] 0,00001 ose 1/105, atëherë pH -log 0,00001 =-LOG8-55. Përqëndrimi i [H+] në ujin e pastër është 0,000 0001 dhe p H i tij është 7 (ose m ë s aktë 7,07 ). Dhe pH i tij është më i madh se 10-7,07 d.m.th. pH>7,07. Sa më i madh që të jetë përqëndrimi i joneve H+ aq më i vogël është pH-i.

Zakonisht përdoren dy mënyra për të përcaktuar pH-in njëra prej tyre, që është më e tjeshta, mbështetet në ndryshimin e ngjyrës të disa lëndëve ngjyruese, të quajtura dëftues të ngjyrosur. Ky ndryshim i ngjyrës ndodh në një pH të caktuar, gjë që lejon të bëhet caktimi i tij me një saktësi _+ 0,1. Në metodën e dytë shfrytëzohen matjet elektrometrike. pH-i përdoret për të karakterizuar aciditetin dhe alkalinitetin e mjediseve dhe produkteve të ndryshme si në laboratorët ashtu në prodhim.

biotop

jakupi
Habitat që është i njëtrajtshëm për nga kushtet e tij kryesore të klimës, të tokës dhe biotike (të gjalla ose me prejardhje biologjike).

parametër

jakupi
Një veti e ndryshueshme, e matshme, vlera e së cilës është një përcaktues i karakteristikave të një sistemi, p.sh. temperatura, trysnia dhe dendësia janë parametrat e atmosferës.

flokulues

jakupi
Lëndë që shkakton grumbullimin dhe depozitimin e grimcave të fazës së shpërndarë të një sistemi koloidal. Si flokulues inorganikë mund të përmenden gëlqerja, alumet dhe kloruri ferrik, ndërsa nga ata organikë polielektrolitët. Flokuluesit përdoren për pastrimin e ujit dhe për qëllime të tjera.

liqen

jakupi
Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë. Liqen i thellë (i cekët). Liqen malor. Liqen akullnajor. Liqeni i Shkodrës (i Pogradecit). Liqenet e Lurës (e Dumresë). Liqeni i Ulzës (i Shkopetit). Liqeni artificial. Ujët e liqenit. Në brigjet e liqenit. Shëtit buzë liqenit. Lahen në liqen. Lundronte nëpër liqen.

liken

jakupi
Bimë e ulët, që përbëhet nga një kërpudhë e nga alge, të cilat bashkëjetojnë e formojnë një organizëm të vetëm mbi lëvoret e drurëve, mbi gurë e shkëmbinj, nëpër mure etj.

myshk

jakupi
Grup bimësh me ndërtim më të ndërlikuar se (shih: alga)t, kërpudhat e (shih: liken)et, pa lule, që kanë gjethe, kërcell dhe rrënjë, riprodhohen me spore dhe rriten në vende me lagështi, mbi trungje drurësh, mbi tjegulla, mbi gurë a mbi shkëmbinjë, buzë përrenjsh etj. Në mjedis të ndotur nuk rriten. Tregues mjedisor.

deltinë

jakupi
Dhe i butë me ngjyrë të çelët ose si në të kuqe, që, kur përzihet me ujë, krijon një lëndë veshtullore, e cila përdoret për të bërë enë a sende të tjera prej dheu.

trajtim paraprak

jakupi
Procese të përdorura për të pakësuar, eliminuar ose ndryshuar natyrën e ndotësve të ujërave, që vijnë prej burimeve jo shtëpiake, përpara se ato të shkarkohen në një impiant trajtimi publik.

gaz

jakupi
Trup pa ngjyrë e i padukshëm, që në trysninë dhe në temperaturën e zakonshme është në një gjendje fizike si ajri a si avulli dhe përhapet lehtë e mbush plotësisht çdo hapësirë
6 /

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu