confessions

jakupi

- Autor

  1. shkrime 202
  2. ndjekës 1
  3. pikë 8679

zibidi

jakupi
nga turq. i pagdhendur. njeri që nuk sillet dhe nuk vepron me kujdes e me maturi ndaj të tjerëve, që i mungon takti. patakt.

si dhe, burrë që vishet në mënyë të pahijshme, qeshrake, panker a hipster.

në kuptimin etimologjik rrjedh nga persishtja, zibidan, që do të thotë zbukurim, gjegjësisht zib që do të thotë stoli. gjithashtu (shih: dandy).

nesting orientalisms

jakupi
një koncept që shpjegon se si çdo regjion i sheh kulturat në lindje apo jug të saj më të prapambetura, konservative apo primitive. një zinxhir fajësimi i bazuar në stereotipe kulturore.

në kombin shqiptar këtë e hasim kështu:

shqipëria > kosova
kosova > maqedonia

shqipëtarët në shqipëri thonë që shqipëtarët në kosove flasin shqipe të vrazhdë dhe janë më pak të civilizuar. më pas, ato të kosovës thonë që shqipëtarët në maqedoni janë fanatikë të turrbullt fetar dhe të prapambetur. këto të fundit s'kam informacion por edhe ato ja pallojnë kot dikujt tjetër, ndoshta atyre në mal të zi.

ky koncept është prezantuar nga studiuesja Milica Bakić-Hayden, duke u zhvilluar si një variant konceptual i teorisë së orientalizmit të edward said.

lala

jakupi
një titull perandorak osman.

lalët ishin burrështetasit me përvojë që caktoheshin si kujdestarë të princërve të rinj (shih: Şehzade). në rini të hershme, princërit dërgoheshin nëpër provinca të perandorisë (shih: sancak). në këto provinca ata shoqëroheshin nga lalat e tyre që i stërvitnin për burrështetësi. qëllimi i kësaj praktike ishte përgatitja e princërve për detyrën e ardhshme të regjencës.

më vonë, kur princi fronëzohej si sulltan, lala i tij zakonisht promovohej të ishte vezir. nëse princi nuk fronëzohej atëherë të dy së bashku me lalën e hanin rrushin.

(shih: dada)

lali

jakupi
në shqipërinë e mesme e më gjerë ka kuptimin vëlla i madh. haset në të folur në forma të ndryshme si lal, lale, lala. e ngjashme me aganë dhe abinë në maqedoni e kosovë.

rrjedh nga titulli administrativ perandorak lala (lexohet llalla) që do të thotë mësues personal, gjegjësisht, kujdestar i princërve të rinj.

(shih: dada)

2 /

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu