confessions

jakupi

- Autor

  1. shkrime 202
  2. ndjekës 1
  3. pikë 8706

ö

jakupi
o me dy pika. një shkronjë karakteristike për gjuhët gjermane dhe turke. edhe pse në gjuhën shqipe nuk ekziston si shkronjë, në të folur haset si tingull, zakonisht në kosovë.

veta e tretë

jakupi
pika referuese e trapëve kur flasin për veten e tyre. këto debilë kur bisedojnë përmendin zakonisht emrin e tyre për të fshehur implikimin për të lavdëruar veten.

lavërdi

jakupi
nga lavër që nënkutpon punimin që i bëhet arës për ta mbjellë, nënkupton në përgjithësi punën, biznesin, aksionin në ndonjë lëmi.

- a ka lavërdi?
- dobët, vetëm 2 bileta janë shitur deri tani.

zhargon

jakupi
çdo varietet folës i një gjuhe që shërben për komunikim brenda një grupi të caktuar shoqëror.

për termin zhargon në kontekst ndërkombëtar përdoren edhe terme alternative ndërkombëtare si sleng nga ang. dhe argo nga frëng. këto terme mund të kenë edhe dallime të vogla të interpretimit të këtyre fenomeneve.

etniciteti

jakupi
nënkupton një kategori njerëzish që identifikohen me njëri-tjetrin bazuar në ngjashmëri të tilla si origjina e përbashkët, gjuha, historia, shoqëria, kultura ose kombi. Anëtarësia e një grupi etnik priret të përkufizohet nga një trashëgimi kulturore e përbashkët, origjina, miti i origjinës, historia, atdheu, gjuha ose dialekti, sisteme simbolike si feja, mitologjia dhe rituali, kuzhina, stili i veshjes, arti etj.

është koncept i ngjashëm por dallon nga raca dhe kombi.

shtet

jakupi
organizatë politike e klasës sunduese të një vendi, e cila ka për qëllim të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendin ekzistues, nga klasat e forcat kundërshtare brenda vendit dhe nga armiqtë e jashtëm.

jo çdo komb ka shtet dhe di të bëjë shtet.
3 /

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu