confessions

jakupi

- Autor

  1. shkrime 202
  2. ndjekës 1
  3. pikë 8920

picajzla

jakupi
nga serbishtja, në vendet ish jugosllave, pra përfshirë këtu kosovën, malin e zi dhe maqedoninë, është një titull që i ngjitet shokut që në një kafe apo restorant kur të tjerët bëjnë porosinë për 2 sekonda, ky i fundit nuk mund të vendoset dhe lëre që bezdis kamarierin po bezdis të gjithë shoqërinë.

fjalorisht

jakupi
gjuha me të cilën shkruajmë a flasim në këtë platformë. shkruajmë definicione për tema të ndryshme në një format të caktuar. vendi i diturive të lira.

elon musk

jakupi
si i vogël kur në shkollë mësonim për shkenctarët si newton apo tesla, mendoja për ndjenjën të jetosh me njerëz të tillë në të njejtën kohë. më dukej ndjenjë fantastike, mendoja në vete, vallë si do të ishte të jetosh me njerëz të tillë në të njejtën kohë.

jeta me këtë njeri në të njejtën kohë, bile mundësia për të komunikuar me të në çdo moment, mendoj që është një veçori fantastike për njerëzit që jetojnë në botë tani. një ndër kokat më të ndritura të shekullit.

gjuha shqipe

jakupi
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!

-- Gjergj Fishta

kasabali

jakupi
një koncept subkulturor i trashëguar nga periudha osmane. ka kuptimin i civilizuar, qytetar. kasabalinjtë zakonisht janë marrë me zejtari dhe tregti dhe një tjetër karakterisrtikë për to është njohja e mirë e gjuhës turke, përmes së cilës është fituar statusi i qytetërimit. bile turqishtja te kasabalinjtë ka qenë gjuha e komunikimit në shtëpi, edhe pse shkollimin e kanë bërë në shqip. këto dinë të jenë dhe atdhetarë të mirë.

vende ku ky koncept ka qenë prezent kanë qenë prizreni, prishtina, tetova, gostivari.

ditët e sotme padyshim që është zëvendësuar me subkultura tjera, sidoqoftë akoma mund të ketë copëra prezente.

intoleranca nga laktoza

jakupi
intoleranca nga laktoza është paaftësia për tretur sasi të caktuar laktoze, sheqer kryesor që gjendet tek qumështi. Kjo situatë ndodh nga mungesa (defiçenca) e sasisë së duhur të një enzime të quajtur laktaza e cila prodhohet nga qelizat e mukozës së zorrës së hollë. Laktaza zbërthen qumështin në dy forma të thjeshta sheqeri: glukozë dhe galaktozë të cilat thithen në gjak.

Jo të gjithë njerëzit që kanë mungesë të laktazës kanë simptoma, por ata që kanë quhen intolerant të laktozës.

Njerëzit ndonjëherë ngatërrojnë intolerancën e laktozës me intolerancën e qumështit të lopës sepse shpesh herë simptomat janë të njëjta. Kjo nuk do të thotë që këto lloj intolerancash janë të njëjta.

intoleranca nga qumështi i lopës është një reaksion alergjik i sistemit imunitar ndërsa intoleranca nga laktoza shkaktohet nga sistemi tretës i trupit.
4 /

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu