tinto brass

pis
regjisori legjendar italian i filmave pis. por jo dhe aq pis sa pornoja. filmat e tinto brass kategorizohen si filma erotik.

tinto është mjeshtër i bythëve.

bythët janë elementi kryesor përbërës i filmave të tij. për mua si një fetishist bythësh filmat e tij kanë qenë kënaqësi e papërshkruar. nuk kam lënë film të tij pa parë gjatë shkollës së mesme, kur të gjithë tjerët shihnin porno.

korbi

jakupi
një ndër përkthimet më të mira të të gjithë kohërave në letërsinë shqipe. bile mund të them që tingëllon më mirë se origjinali. faleminderit usta Fan Noli.

Një mesnate të bezdisur
Tek këndonja i zalisur
Disa prralla dhe magjira
Të një shkence të harruar,
Tek dremitja i kapitur
Befas vjen një e trokitur,
Me ngadale e goditur
Përmi derë t'odës sime.
“Dikush është, thashë, jashtë
Që troket mbi derën time”.
Vetëm kjo dhe asgjë më.

***

Ah, e mbanj nër mënt fort mirë,
Ishte dimr' i ftoht' i ngrirë
Dhe n'oxhakun shkrump të nxirë
Urët shuheshin në hi.
Desha të gëdhihej dita,
Se më kot nga librat prita
Të më ngushëllonte drita
Për të lumturën Lenorë,
Vajz' e rrallë dhe rrezore
Q'i thon' Engjëjtë Lenorë,
Përmi dhé pa emër më.

***

Era frynte që përjashta,
Rrihte perdet e mëndafshta
Dhe më ngjethte dhe më derdhte
Tmere që s'i ndjeva kurrë.
Dhe tani, që të pushonte
Zemr' e mjerë që lëftonte,
Goja po më bëlbëzonte:
“Dikush do të hyjë brënda;
Ndonjë vizitor i vonët
Që kërkon të hyjë brënda.
Kjo do jet' e asgjë më.”

***

Mblodha veten menjëherë
Edhe frikë më pa ndjerë:
“Zot' i thom, a Zonjë, fajin
Ndjemani, ju lutem shumë,
Se për Zotin po dremitnja,
Aq' e hollë ish trokitja
Aq' e lehtë ish goditja
Përmi derë t'odës sime,
Sa mezi ma zuri veshi”.
Dhe e hapa derën sheshit.
Errësir' e asgjë më.

***

Syrin thellë n'errësirë
Shumë ndënja në drithtirë,
Ëndërra duke shikuar
Që njeri s'ka ëndërruar;
Mirpo nat' e errët heshtte
Edhe tjatër gjë s'më theshte
Veç një emër që më deshte
Pëshpëritur si “Lenorë!”.
Këtë un' e pëshpërita,
Dikush m'u përgjeq: “Lenorë”.
Vetëm kjo dhe asgjë më

***

N'odë prapë më të kthyer
Shpirti ndezur, zemra thyer,
Përsëri vjen një trokitje
Pak m'e fortë se më parë.
“Pa dyshim, pa fjalë, thashë,
Dikush është aty jashtë.
Duhet vajtur, duhet parë
Që të zgjidhet ky myster.
Hesht, moj zemër e zhuritur,
Që ta zgjith këtë myster!
Era ësht' e asgjë më”.
Hap ahere xhamen time
Kur me shumë fërfëllime
Brënda hyn një Korb i mvrejtur
Madhështor i kohës vjetër.
As u fal, as përshëndoshi,
As bën tjatër punëboshi,
Po si zot më shkon trimoshi
Dhe qëndron mi derën time –
Ngjitet mi një bust Pallade
Mun mbi derë t'odës sime –
Ngjitet, rri, dhe s'bën gjë më.

***

Më zu gazi, më shkoi tmeri
M'atë Korb të zi si Ferri,
Që po mbahej aq' i rëndë,
Aq' i lartë, dhe i thom:
“Ndonëse je perçeprerë,
S'ka dyshim, je trim i ndjerë,
Korb i mvrejtur, i vrerosur,
Arratisur zall më zall;
Thuam' emrin tënt me nam
Anës detit Plutonian!”
Thotë Korbi: “Kurrë më.”
U çudita fort, pa masë
Kur dëgjova Korb të flasë,
Ndonëse ajo përgjigje
S'kishte as kuptim, as lidhje;
As asnjë s'munt të më thotë
Që nonjë njeri në botë
Gjer tani ka parë shpëndë
Mun mbi derë t'odës tij,
Shpënd' e shtazë mi shtatujë
Mun mi derë t'odës tij,
T'emëruar “Kurrë më.”

***

Mirpo Korbi rrinte shtruar
Përmi bustin e latuar
Dhe thosh vetëm atë fjalë
Që nga shpirti plot me flagë.
Asnjë pendë më s'lëvizte
Asgjë tjatër s'mërmëriste,
Edhe zemra më thërriste:
“Miqt' e tjerë ikn' e shkuan;
Nesër edhe ky do t'ikë
Si dhe shpresat që m'u shuan.”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.
I habitur nga përgjigja
Që më tha kur nuk e prisnja,
“Pa dyshim kjo fjalë, thashë,
Ësht' e vetëma që di,
Q'e mësoi nga i zot' i mjerë,
Derëmbyllur, derësterrë,
Që e ndoqi, e ndoqi zia
Dhe e shojti lebetia.
Gjersa vaj' i shpresës tij
S'qe veç dëshpërim i ri
Edhe kurrë, kurrë më.”

***

Edhe Korbi më mbërtheu
Dhe në gas buzën ma ktheu.
Shpejt, pra, një kolltuk rotova
Edhe derës iu afrova;
Edhe i ndënjur ëndërronja
Dhe me mendjen po kërkonja
Që të gjenja, të zbulonja
Ç'desh të thoshte Korb' i Zi,
Korb' i mvrejtur, i vrerosur
Arratisur zall më zall
Me dy fjalë “Kurrë më”.

***

Këtë desha të çkoqitnja
Po as fjalë nuk i flisnja
Korbit që me sy prej prushi
Zemrën si me zjarr ma mbushi;
Kështu rrinja i trallisur
Pshtetur kryet mi përkresën
Kadifeje të qëndisur
Që e ndritte llamba sipër,
Mbi të cilën ah, e mjera,
Do mos pshtetet më përsipër,
Do mos pshtetet kurrë më.
Era u dent përmi qilimet
Me temjan nga Serafimet
Që u tingëllinin zilet
Posht' e lart në dysheme.
“Ja, me Engjëj, mor i mjerë,
Të çoi Zoti këtë herë
Prehje, prehje dhe nepënthë
Të harrosh Lenorën lart.
Pi, gëlltit këtë nepënthë
Dhe harro Lenorën lart!”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.
“Profet, thashë nëmërëndë,

***

Po profet qofsh, djall a shpëndë!
Qoftë se të çoi shtrëngata
A Shejtan” i Ferrit Zi,
Të përhumbur, të patrëmbur
Tek ky vent i shkret' i dhëmbur,
Tek ky burk me tmer i shëmbur,
Thuajmë, vërtet, të lus:
A ka në Gallad ballsam?
Thuaj, thuajmë, të lus!”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.

***

Profet, thashë, nëmërëndë,
Po profet qofsh, djall a shpëndë!
Për një Qiell dhe Perëndi
Që po lusim un' e ti,
Thuajm' i zemrës që mban zi
A do shoh n'Eden të shenjtë
Vajzën a do kap të shtrenjtë
Q'i thon' Engjëjtë Lenorë,
Vajz' e rrallë dhe rrezore,
Q'i thon “Engjëjtë Lenorë?”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.
“Mbylle gojën, dreq a shpëndë!
Ngrihem dhe thërres më këmbë,
“Çporru prapë mun në djall,
Në skëterrë dhe në zall!
Pëndë mos më shkunt të zezë
Të më rrej' e të më ndezë;
Mos lër shenjë të gënjeshtrës
Që më the, po shko prej derës!
Nxirma qipin tënt prej zemrës,
Thyej qafën jashtë derës!”
Thotë Korbi: “Kurrë më”.

***

Edhe Korb' i Zi i humbur
Qëndron edhe i patundur
Mbi të zbetin bust Pallade
Mun mbi derë t'odës sime.
Edhe sytë i shkëndritin
Si prej djajsh që ëndërritin
Edhe llamba që ndrit sipër
Ja heth hijen përmbi dhé;
Shpirti im nga ajo hije
Që valon atje mbi dhé
Do mos ngrihet kurrë më.

covid-19

jakupi
Nga anglishtja: Corona virus disease 2019

Sëmundja që filloi në fund të vitit 2019 dhe mori vrull në vitin 2020 duke u përhapur aq shpejtë nëpër botë sa që u shpall si pandemi.

Sot, ky telash vazhdon të jetë aktiv, dhe në këtë moment kur ky shkrim është duke u përfunduar ende nuk është gjetur një vaksinë preventive për të.

one

jakupi
një kënë nga metallica.

teskti:

I can't remember anything
Can't tell if this is true or dream
Deep down inside I feel the scream
This terrible silence stops in me
Now that the war is through with me
I'm waking up, I cannot see
That there is not much left of me
Nothing is real but pain now
Hold my breath as I wish for death
Oh please, God, wake me
Back to the room that's much too real
In pumps life that I must feel
But can't look forward to reveal
Look to the time when I'll live
Fed through the tube that sticks in me
Just like a wartime novelty
Tied to machines that make me be
Cut this shit off from me
Hold my breath as I wish for death
Oh please, God, wake me
Now the world is gone, I'm just one
Oh God, help me
Hold my breath as I wish for death
Oh please, God, help me
Darkness imprisoning me
All that I see
Absolute horror
I cannot live
I cannot die
Trapped in myself
Body my holding cell
Landmine has taken my sight
Taken my speech
Taken my hearing
Taken my arms
Taken my legs
Taken my soul
Left me with life in hell
(No, no, no)
Yeah, fuck you
Alright now
Thank you very much my friends,
You treat good here man
We thank you very much, we'll see ya
Good night from Metallica, thank you!

lavërdi

jakupi
nga lavër që nënkutpon punimin që i bëhet arës për ta mbjellë, nënkupton në përgjithësi punën, biznesin, aksionin në ndonjë lëmi.

- a ka lavërdi?
- dobët, vetëm 2 bileta janë shitur deri tani.

trajtim paraprak

jakupi
Procese të përdorura për të pakësuar, eliminuar ose ndryshuar natyrën e ndotësve të ujërave, që vijnë prej burimeve jo shtëpiake, përpara se ato të shkarkohen në një impiant trajtimi publik.

skënderbeu

e drejta e hidhur
një figurë mitike, e qëndisur nga rilindasit shqiptar gjatë periudhës së krijimit të konceptit: kombi shqiptar.

me rënien e monarkive dhe sistemit feudal, lulëzoi krijimi i kombeve, në rastin tonë me rënien e perandorisë osmane lindi nevoja për krijim të një kombi vis-a-vis shteti nga zbrazëtira e madhe e fuqisë që pësuan trevat në gadishullin ballkanik.

rënia e perandorisë osmane, dhe plani për dëbim të të gjithë myslimanëve nga evropa veç më kishte filluar në periudhën kur rilindasit filluan të krijonin kombin shqiptar. ky koncept nuk mund të krijohej mbi figura jashtmase të suksesshme të peridhës osmane siç ishin ali pashë tepelena apo muhammed pashë kavaja, as më pak mbi 35 kryeministrat me origjinë shqiptare që kishin qenë në krye të po asaj perandorie.

ishte koha e ndryshimit, prandaj dhe rilindasit gërmuan periudhën para osmane për të rikthyer në shesh figurat krishtere/evropiane siç po kërkonte konjuktura e atëhershme. dhe kështu lindi figura e skënderbeut që ishte e ngjashme për evropianët nga legjionari romak arminius.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu