gjuha standarde shqipe

jakup beg egnatia
ose gjuha e njësuar letrare shqipe.

u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë. Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.

si shumë segmente tjera shoqërore edhe gjuha standarde me që u miratua në kohën e regjimit është e hapur për shumë diskutime e pyetje rreth asaj se sa plotëson dhe kënaq normat shoqërore dhe origjinalitetin e gjuhës shqipe.

iso 14000

jakupi
Organizata Ndërkombëtare e Standardizimeve (iSO9 përcakton standardet për një sërë produktesh dhe operacionesh të administrimit. Në vitin 1995, iSO futi konceptin e serisë 14000, një sistem administrimi mjedisor, i cili përbëhet nga udhëzues për parimet, sistemet dhe teknikat mbështetëse në fushat e sistemeve të administrimit mjedisor, vlerësimet e aspektit mjedisor, revizionimin mjedisor, vlerësmin e ciklit të jetës dhe etiketimin mjedisor.

liqen

jakupi
Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë. Liqen i thellë (i cekët). Liqen malor. Liqen akullnajor. Liqeni i Shkodrës (i Pogradecit). Liqenet e Lurës (e Dumresë). Liqeni i Ulzës (i Shkopetit). Liqeni artificial. Ujët e liqenit. Në brigjet e liqenit. Shëtit buzë liqenit. Lahen në liqen. Lundronte nëpër liqen.

dylber

mono
Me prejardhje nga persishtja, termi dil nënkupton zemër, ndërsa 'ber' do të thotë ai, ajo apo diçka që rrëmben. E kur bashkohet fjala 'dilber', atëherë ka ngarkesën kuptimore si “...ai/ajo që tërheq zemrat. E dashura, e dashuruara”.

anës lumenjve

peshku i zi
nje poezi e fan nolit:

Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur dhe katosur
po vajtonj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
ku e lam' e ku na mbeti,
vaj-vatani e mjer mileti,
anës detit i palarë,
anës dritës i paparë,
pranë sofrës i pangrënë,
pranë dijes i panxënë,
lakuriq dhe i dregosur,
trup e shpirt i sakatosur.

se ç'e shempnë derbederët,
mercenarët dhe bejlerët,
se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
nënë thundrën e përdhunës
anës vjosës, anës bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
sakatosur, çarmatosur,
as i gjall', as i varrosur,
pres një shenj' e pres një dritë,
pres me vjet' e pres me ditë,
se ç'u tera, se ç'u mpaka,
se ç'u çora, se ç'u mplaka,
lark prej vatrës dhe prej punës,
anës rinit, anës tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.

dhe një zë vengon nga lumi,
më buçet, më zgjon nga gjumi,
se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet vjosa, derdhet buna,
skuqet semani dhe drini,
dridhet beu dhe zengjini,
se pas vdekjes ndriti jeta
dhe kudo gjëmon trumbeta.
ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar' e punëtorë,
që nga shkodra gjer në vlorë!

ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.
se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
anës vjosës, anës bunës.

arratisur, syrgjynosur,
raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës elbë-s, anës spree-së.

elon musk

jakupi
si i vogël kur në shkollë mësonim për shkenctarët si newton apo tesla, mendoja për ndjenjën të jetosh me njerëz të tillë në të njejtën kohë. më dukej ndjenjë fantastike, mendoja në vete, vallë si do të ishte të jetosh me njerëz të tillë në të njejtën kohë.

jeta me këtë njeri në të njejtën kohë, bile mundësia për të komunikuar me të në çdo moment, mendoj që është një veçori fantastike për njerëzit që jetojnë në botë tani. një ndër kokat më të ndritura të shekullit.

ç'pret?


fjalorishti është një platformë ku mund të ndashë mendimet dhe ndjenjat me liri të plotë, është burimi i diturive të lira.

a do që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij thesari fantastik?

regjistrohu